Blogger templates


counter

Wednesday, July 2, 2014

Harduer kompjuterik

Harduer kompjuterik

Paisjet harduerike në brendësi të një kompjuteri.
Hardueri përfshin çdo pajisje që është e lidhur në kompjuterin dhe që kontrollohet nga mikroprocesori. Kjo përfshin pajisjen që është lidhur në kompjuterin kur ai u prodhua, si edhe pajisjen periferike e cila shtohet pastaj.
Pajisjet mund të lidhen në kompjuterin në disa mënyra të ndryshme. Disa pajisje, si përshtatësit e rrjetit dhe kartat e zërit, janë lidhur në çarjet e zgjerimit brenda kompjuterit. Pajisjet e tjera, si printerët dhe skanerët, janë lidhur në porta jashtë kompjuterit.
Që një pajisje të punojë si duhet me Windows, në kompjuter duhet të instalohet softueri i njohur si drejtues i paisjes. Çdo pajisje mbështetet nga një ose më shumë drejtues pajisjesh, të cilat janë furnizuar në mënyrë tipike nga prodhuesi i pajisjes. Disa drejtues pajisjesh përfshihen me Windows-in. Kjo do të thotë që Windows-i mund ta zbulojë atë automatikisht dhe të instalojë drejtuesit e duhur të pajisjeve.
Nëse pajisja nuk është instaluar nga Windows-i, eksperti për gjetjen e harduerit të ri do të shfaqet dhe do të të pyesë për të ndërfutur ndonjë disk kompakt ose ndonjë disketë të siguruar bashkë me pajisjen.

Pjesët Hardware të mbrendshme[redakto | redakto tekstin burimor]

  • ROM (Read Only Memory) - Memoria vetëm për lexim e cila nuk fshihet asnjëherë por ngel ashtu si e ka dhënë prodhuesi.
  • RAM (Random access memory) - Memoria per lexim dhe shkrim e cila aktivizohet me kyqjen e kompjuterit dhe është aktive deri sa është aktiv edhe kompjuteri, me çkyqjen e kompjuterit kjo memori fshihet, ndërsa kapaciteti i saj matet me MB (standarde e tanishme është 2 GB).
  • HDD (Hard Disku) - Hard disku është njësi hardwerike ku ruhen të dhënat, programet, shenimet e ndryshme etj, thjeshtë paraqet një magazinë të madhe, kapacitete e HDD maten me GB (standardi i tanishëm është 500 GB - 1 TerraBajt).
  • Procesori - Është pjesa kryesore ku bëhet përpunimi i informatave hyrëse-dalëse dhe ai përcakton kompjuterin se me çfarë kompjuteri kemi të bëjmë, kemi disa lloje procesorësh si p.sh AMD.Cirix, Pentium etj. (Standardi i tanishëm është Intel - DUAL CORE).
  • Kartela grafike - përcakton pamjen në ekran, kemi disa lloje, kapacteti i matet me MB.
  • Kartela e zërit – Përcakton zërin në kompjuter.
Dhe pjesë tjera , që gjenden në brendi si Pllaka amë etj.

Pjesët Hardware të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Tastatura – E cila përpos si pjesë hardwerike mund të përcaktohet edhe si njesi hyrëse nga ku i japim të dhënat dhe komandat e caktuara ,
  • Monitori - I cili gjithashtu mund të përcaktohet edhe si pjesë dalëse hardwerike ku i shohim të dhënat e caktuara ,
  • Floppy disk - flopi disku ose disketa , këtu mund të bëjmë incizimin e shenimeve te caktuara dhe ti marim me vete , kapaciteti standard i disketes eshte 1.44 MB .
  • Mouse – I cili zavendeson tastaturën në shume raste dhe lehtëson punën me kompjuter .
  • Printeri – Njesi e jashtme ku i shohim të dhenat dhe rezultatet e caktuara nga puna e jonë me PC-në.
  • Scanner,CD ROM-i ,CD-RW,Kamera etj.

Në Hardware hyjnë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Mjetet dhënëse, output ( Shtypësi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zëforcuesi [altoparlanti]...)
  • Mjetet futëse, input ( Tastiere, Mi, Kërraba [Joystick]...)
  • Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk...)
  • Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta...)
  • Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
  • Pjesa themelore e ndërtimit të njehsorit ( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.

0 comments:

Post a Comment