Blogger templates


counter

Wednesday, July 2, 2014

Cfar Eshte Kompjuteri

Kompjuteri

Ky artikull merret me kompjuterin si pajisje, për kompjuterin personal shih këtu
Superkompjuteri i NASA "Columbia
Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një listeudhëzueseKompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Historia e kompjuterit

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e kompjuterit.

Llojet

Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.
Ka tre lloje kompjuterash: analogëshifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.

Superkompjuterët

Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut.

Kompjuterët Mainframe

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kompjuterët mainframe.
Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj.

Funksionimi

Kompjuteri.jpg

Shiko edhe

Thënie

  • "Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen
  • "Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov
  • "Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine
  • "Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterët shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard
  • "Une nuk jam personi i vetem qe perdor kryesisht kompjuterin e tij per qellimin e mashtrimit te tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
  • "Fjala perdorues eshte fjala e perdorur nga profesionistet kompjuterike kur ata nenkuptojne idiotin." - Dave Barry

Referenca

  • Arkitektura e Kompjuterit - S.Saliu, Tirane 1992
  • Introduction to Computer Systems - J.Dousa, A.Pluhacek, 2000

0 comments:

Post a Comment