Blogger templates


counter

Wednesday, July 2, 2014

Cka Eshte Hard Disku

Hard disk

Western Digital WD400 (Pamje nga lart dhe nga poshtë)
Pamja e një hard disku të zakonshëm kompjuteri.
Pamja e një hard disku të jashtëm (eksternal).
Hard Disk Drive(lexo: Hard Disk Drajv, shkurt: HDD) është një memorizues magnetik (shpesh ferro-magnetik) iarkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi sipërfaqen e një disku rrotullues. Të dhënat ruhen në HDD edhe pas largimit të kësaj pjese nga tërësia e sistemit kompjuterik. Ekzistojnë HDD të jashtëm dhe të brendshëm, ku të parët instalohen në brendi të kopjuterëve ose sistemeve kompjuterike, kurse të dytët lidhen me kompjuterët ose sistemet kompjuterike nga jashtë për mes kabllove të ndryshëm e zakonisht me kabllo USB.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Paraqitja e parë e HDD-ve në treg u bë në vitin 1956 njohur si pjesë e kompjuterit IBM 305 RAMAC nga kompania IBM, zbuluar nga Reynold Johnson. Ky HDD kishte 24 inç me mundësi ruajtjeje të 5 milion karaktereve dhe me mundësi përclljeje të të dhënave shumë të vogël.[1]. Në vitin 1961 IBM paraqiti hard diskun "IBM 1301"[2], që mundësi më të shpejtë për leximin e të dhënave.
Në vitin 1973, IBM paraqiti HDD-në IBM 3340 "Winchester" që planifikohej të kishte kapacitet 70MB e që lexonte të media të lubrifikuara e që teknologjia e këtij hard disku është baza e teknologjisë e cila përdoret për prodhimin e HDD-ve të kohës së sotit. [3].
Që nga viti 1956 e gjer në fillim të viteve të 80-ta hard disqet sa i përket anës fizike ishin të mëdhenjë dhe ishte e pa mundur që instaloheshin në zyra të vogla e në shtëpi si dha harxhonin energji elektrike të konsiderueshme sepse duhej vendosur në hapësirë të ruajtur mirë, gjithashtu sa i përket anës memorizuese ato kishin shumë pakë mundësi memorizuese, saktësisht shumica e tyre kishin vetëm 8-inç (respektivisht 210 - 195 mm). Këto hard disqe kishin madhësi e cila mund të krahasohet me një makinë për larjen e rrobavedhe në të shumtën e rasteve kerkonin furnizim tre fazësh energjie. Për shkak të kësajë hard disqet para viteve të 80-ta nuk u përdorën si pjesë për mikro kompjuterë, por kjo ndryshoi kur Seagate Technology paraqiti hard diskun ST-506 i pari që kishte 5.25-inç me kapacitet 5 MB.
Gjatë viteve të mesme të 90-ta HDD-të kishin mundësi ruajtje jo vetëm të dokumenteve me tekste, por edhe të llojeve tjera të skedarëve si foto, audio e video skedarë.
Kapaciteti dhe madhësia e hard disqeve me kalimin e kohës ndryshoi dukshëm duke kaluar nga përmasat e mëdha fizike, me nevoja ekstreme energjie e me kapacitete të vogogla në HDD me përmasa të vogla (që ditët e sotit disa mund të futen në xhepin e palltos) me nevojë të vogël energjie elektrike e me kapacitete të mëdha të ruajtjes së të dhënave.
Tani HDD-të standarde kan kapacitet 1 tera bit.

Tabela e historise së HDD-ve[redakto | redakto tekstin burimor]

Hard disku i vjeter IBM-62PC, rreth vitit 1979, 6 × 8″ Me mundësi rreth 65 MB hapsirë për ruajtje të të dhënave.
Madhësi të ndryshme të HDD-ve.
Viti5,25″3,5″2,5″1,8″1,0″0,85″ModeliReferencat
198110 MB-----Seagate ST-412 (Aus dem IBM PC XT)
1988360 MB20 MB----Maxtor XT-4380E (5,25″) bzw. Fuji FK309-26
1990676 MB106 MB----Maxtor XT-8760E (5,25″) bzw. Conner CP3104
19922 GB426 MB120 MB---Digital (DEC) DSP-5200S ('RZ73', 5,25″), Seagate ST1480A (3,5″) bzw. Conner CP2124 (2,5″)
19959,1 GB1,6 GB422 MB---Seagate ST410800N (5,25″ FH), Conner CFS1621A (3,5″) bzw. Conner CFL420A (2,5″)
199712 GB16,8 GB4,8 GB---Quantum Bigfoot (12 GB, 5,25″), Nov. 1997, IBM Deskstar 16GP (3,5″) bzw. Fujitsu MHH2048AT (2,5″)[4]
2001#73 GB40 GB-340 MB-Seagate mit 73 GB
2002#320 GB-Maxtor MaXLine-Plus-II (320 GB, 3,5″), Ende 2002[5]
2005#500 GB120 GB60 GB8 GB6 GBHitachi Deskstar 7K500 (500 GB, 3,5″), Juli 2005[6]
2006#750 GB *200 GB80 GB8 GB#Western Digital WD5000KS, Seagate Barracuda 7200.10 750 GB, u. a.[7]
2007#1.000 GB *320 GB *160 GB8 GB#Hitachi Deskstar 7K1000 (1.000 GB, 3,5″), Januar 2007[8]
2008#1.500 GB *500 GB *250 GB##Seagate Barracuda 7200.11 (1.500 GB, 3,5″), August 2008
Samsung Spinpoint M6 HM500LI (500 GB, 2,5″), Juni 2008
Toshiba MK2529GSG (250 GB, 1,8″), September 2008
[9]
[10]
[11]

Të dhënat në HDD[redakto | redakto tekstin burimor]

Mënyra e memorizimit dhe leximit të të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamja e brendshme e një HDD.
Memorizimi dhe leximi i të dhënave në një HDD bëhet duke pasur si bazë ligjet e elektro magnetizmit. HDD është i përbërë nga disqe të mbuluara nga një shtresë materiali magnetik. Numri i këtyre disqeve dhe lloji i materialeve mbështjellës tregojnë dhe cilësinë e HDD. Trashësia e kësaj shtrese mbështjellëse është në rangun e 1/10000 mm. Disqet janë të futur në një kuti metalike që mbron disqet dhe pjesët tjera nga grimcat e pluhurit. Në fund të kesaj kutie është një kartelë e quajtur kartela logjike, kjo kartelë merr komandat nga kontrolleri i HDD-së. Kartela logjike përkthen komandat e këtij kontrolleri në ndryshime tensioni në mënyrë që të bëhet spostimi i kokave lexuese dhe shkruese. Kokat lexuese/shkruese janë krahë metalikë që në majë kanë një bobinë elektromagnetike dhe janë të vendosura mbi sipërfaqen e disqeve (1/1000 e diametrit të flokut - afërsisht) në mënyrë që të bëhet leximi/shkrimi i informacionit. Kartela logjike i komunikon kokave lexuese/shkruese nëse të dhënat duhen shkruar/lexuar mbi/nga sipërfaqet e disqeve magnetike. Në qendër disqet janë të lidhur me një bosht që rrotullohet me shpejtësi kostante (mijra rrotullime në minutë).

Memorizimi i të dhënave në HDD[redakto | redakto tekstin burimor]

Në qoftë se nuk ka asnjë fushë magnetike thërrmijat magnetike që ka pjesa sipërfaqësore e disqeve kanë një orjentim të rastësishëm. Në qoft se mbi to vendoset një magnet (i cili krijon një fushe magnetike) thërrmijat orjentohen sipas fushës magnetike dmth polet pozitive të thërmijave drejtohen nga poli negativ i magnetit ndërsa polet negative nga poli pozitiv. Në këtë mënyrë krijohet një bllok thërrmijash magnetike të orientuara në një kah të caktuar. Rolin e këtij magneti e luan bobina e kokës së shkrimit/leximit, e cila kur në të kalon rrymë elektrike transformohet në një magnet dhe krijon një fushë magnetike. Nqs ndërrohet kahu i rrymës elektrike bobina luan rolin e magnetit me pole të kundërta në karahasim me rastin e parë.
Dy blloqe të njëpasnjëshëm thërmijash të orietuara në një kah simbolizojnë 0 në sistemin binar, ndërsa kur janë të orientuara në kahe të kundërta simbolizojne 1 në sistemin binar. Kështu që nqs duam të shkruajmë 0 në një pozicion të caktuar të diskut duhet të pozicionojmë në këtë vend kokën lexuese/shkruese, krijohet blloku i parë i thërrmijave të orientuara, lëvizet koka dhe krijohet blloku i dytë i njëpasnjëshëm me të parin. Në rastin e parë kur vendoset koka lexuese/shkruese tek blloku i dytë i thërrmijave ndërrohet kahu i rrymës elektrike në mënyrë që thërrmijat të orjentohen me drejtim të kundërt.

Leximi i të dhënave të memorizuara në HDD[redakto | redakto tekstin burimor]

Që të bëhet leximi i të dhënave të memorizuara në HDD fillimisht analizohen blloqet e krijuara në fazën e memorizimit, duke vendosur kokën lexuese/shkruese mbi ato, por në këtë rast bobinës nuk i vjen rrymë. Kur bobina vendoset mbi të thërmijat magnetike të një blloku janë magnete shumë të vegjël që sidoqoftë krijojnë një fushë magnetike, lëvizja e kokës shkruese/lexuese në këtë fushë magnetike shkakton kalimin e rrymës elektrike në fijet e bobinës. Kjo rrymë e ndryshon kahun në bazë të drejtimit të fushës magnetike, dmth orjentimit të thërrmijave që e kanë shkaktuar atë, nga ky fakt bëhet dallimi midis 1 dhe 0 së memorizuar në HDD.

Formatimi i HDD-së[redakto | redakto tekstin burimor]

Në momentin kur në HDD nuk ka asnjë të dhënë të memorizuar në të (dmth është bosh), përpara memorizimit të të dhënave konkrete psh skedare të ndryshëm duhet bërë një proces paraprak që quhet formatim. Ky proces bën të mundur vendosjen e një adrese specifike për çdo pozicion të diskut. Fillimisht bëhet ndarja e diskut në sektore qarkore pastaj në pista. Kombinimi i një ose disa sektoreve në një pistë është blloku elementar i memorizimit dhe quhet cluster. Në këtë mënyrë si kur shkruan apo kur lexon të dhëna koka shkruese/lexuese di vendodhjen e saj në lidhje me sipërfaqen e diskut. Numri i blloqeve elementare (cluster) që mund të mbajë një disk tregojnë kapacitetin e diskut.
Në sektorin 0 të diskut memorizohet një skedë speciale që quhet FAT (anglisht: File Allocation Table, lexo: Fajll Allokejshën Tejbëll). Kjo skedë përmban informacione për udhëzuesin e diskut, strukturën e udhëzuesve dhe listën e cluster-ëve që janë përdorur për të memorizuar të dhëna.
FAT përdoret nga sistemi operativ DOS dhe disa versione fillestare të Windows 95, ndërsa në sistemet operative të sotme Microsoft përdorë një VFAT ose ndryshe dhe FAT32, ndryshimet midis këtyre dyjave janë se VFAT lejon leximin dhe shkrimin 32bit ndërsa FAT vetëm të 16 bit. FAT kufizon numrin e skedave që mund të memeorizohen në 65536 çfarë do kapaciteti të ketë disku, nga kjo rrjedh që dimensioni i cluster-it (njësia më e vogel ku mund të shkruhet një skedë ose pjesë e një skede) gjendet duke pjestuar kapacitetin e diskut me 65536(deri në kapacitetin 256 Mb një cluster është 4 KB), kështu që cluster-ët (në FAT) bëhen gjithmonë e më të mëdhenjë me rritjen e kapacitetit të HDD-së. Kur hapësira për memorizimin e skedave bëhet duke përdorur VFAT, mund të memeorizohen një numer më i madh skedash në disk , dimensionet e cluster-it janë standard 4 Kb, për disqe deri në 2 terabyte (ose afersisht 2 milione MB).

Kompresimi i disqeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Siç u tha dhe më lart dimensionet e cluster-it tek FAT mund të arrinë dimensione relativisht të mëdha (psh 32 KB). Duke marrë parasysh faktin që një skedë teksti jo i formatuar që ka vetëm një karakter kërkon një hapësirë prej 1 KB për t’u memorizuar në disk del se memorizimi i një skede 1 Kb realisht memorizohet në një hapësirë në disk 32 KB, që është një harxhim i konsiderueshëm i hapësirës së memorizimit në HDD. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për VFAT (vetëm që këtu harxhimi është më i vogël sepse dimensioni i një clusteri është 4Kb). Ekzistojnë programe kompjuterike (sistemet operative Windows i kanë të integruara) që bëjnë kompresimin e disqeve. Keto programe kopmjuterike bëjnë të mundur shkrirjen e gjitha skedave të diskut në një të vetëm për të evituar harxhimet e hapësirës së memorizimit.

Defragmentimi i disqeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Fragmentimi dhe defragmentimi i disqeve.
Kur memorizojmë skedën e parë në disk kjo memorizohet gjatë një piste në cluster të njëpasnjëshem, me fjalë të tjera koka lexuese/shkruese kalon nga një cluster tek tjetri në mënyrë të vazhdueshme. Këtë logjikë mund të përdorim në rastin kur memorizohen skedat fillestare në HDD, për pos eleminimit të një skede kjo e fundit le një hapësirë bosh që është e disponueshme për memorizimin e një skede ose pjese të një skede tjetër. Nqs do të përgjithësonim në rastin e shumë skedave del që me kalimin e kohës memorizimi i skedave nuk bëhet më në cluster të njëpasnjëshëm por në cluster që mund të jenë shumë larg nga njëri tetri. Ky fenomen (fragmentimi i skedave) ngadalson kohën e leximit dhe shkrimit pasi kokat magnetike duhet të lëvizin në hapsira që janë larg nga njëra tjetra për shkrimin dhe leximin e një skede. Si në rastin e mëparshëm ekzistojnë programe kompjuterike që bëjnë defragmentimin e disqeve, dhe bëjnë tëmundur memorizimin e një skede në cluster të njëpasnjëshëm (ose të afërt). Me anë të ketyre programeve kopmjuterike bëhet e mundur rritja e shpejtësisë së leximit dhe memorizimit të një skede në disk.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

    0 comments:

    Post a Comment