Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatërroj gjithë sistemin e eksplorimit.
Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojnë mousin apo tastierën disa të tjerë pengojnë disa programe të funksionojn normalisht por me të rrezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.
Virusi i kompjuterit është program kompjuteri i cili shkruhet nga “njerëzit e dobët” të cilët “kopjojn veten” dhe infektojnë një ose shumë kompjutera pa lejen apo dijen e përdoruesit të kompjuterit. Këto programe u ngjiten programeve tjera dhe shkatojnë viroza të ndryshme në ato programe duke i infektuar në forma të ndryshme fajllat e programit të cilët ekzekutohen ose edhe tërë programin. Virusët punojnë njëjtë si në Windows, po ashtu edhe në DOS duke infektuar fajllat me prapashtesën .zip ose .exe. Një virus është joakiv derisa ekzekutoni një program apo aplikacion të infektuar, ose startoni kompjuterin tuaj, i cili përmban një disk që është i infektuar me viruse të cilët po ashtu kanë infektuar sistemin tuaj kompjuterik. Virusi është aktiv atëherë kur ai futet në memorien e kompjuterit dhe krijon kopje të vetvetës ose sistemit të fajllave në diskun e kompjuterit. Disa viruse janë programuar posaqerishtë për të dëmtuar të dhënat në kompjuterin tuaj duke krijuar defekte në programe, fshirjen e fajllave ose edhe fshirjen e tërë hard diskut. Shumë viruse sillen në atë formë duke shfaqur një mesazh në ekran ose duke bërë komente në formë të zërave “verbal” në një kohë të caktuar ose si një ngjarje e programuar pas replikimit të vetvetës së tyre, që në njëfarë mënyre të bëjnë pre e gjahut të tyre. Viruset tjera e bëjn sistemin e kompjuterit të çrregullohet ose të ketë përplasje të shpeshta brenda-përbrenda sistemit kompjuterik [1].
Përmbajtja
[fshih]- 1 Abstrakti
- 2 Hyrje
- 3 Virusi i parë informatik "Brain"
- 4 Origjina e virusëve të kompjuterit
- 5 Historia e virusëve të kompjuterit
- 6 Llojet e virusëve të kompjuterit
- 7 Kush i shkruan virusët e kompjuterit ?
- 8 Antivirusi dhe masat tjera parandaluese
- 9 Si të menjanojmë virusin infektues?
- 10 Përfundimi
- 11 Referencat
Abstrakti[redakto | redakto tekstin burimor]
Me shfaqjen e virueseve të kompjuterit për herë të parë si epidemi softuerike, interesi për ta ishte mjaftë i madh, sidomos viteve të fundit numëri i tyre sa vjen e shtohet dita–ditës në mjediset kompjuterike. Viruset janë shkruar në atë formë që të krijojnë probleme në siguri, të tilla, si: probleme sociale dhe probleme në mjediset në të cilat kryhen punë të dobishme (mjediset e distribuara për llogaritje). Viruset e kompjuterit paraqesin rrezikë jo vetëm për siguri, por edhe në integritetin e të dhënave. Ata shkaktojnë humbjen e të dhënave, të cilat janë mjaftë të vlefshme, duplikimin e tyre e ndonjëherë edhe humbjen e tërësishme, që pastaj riparimi ose rikthimi i tyre do të ishte i zorëshëm. Problemet që shkaktojnë viruset janë në rritje e sipër, andaj ne duhet t`i detektojmë ata me pajisje adekuate për t`i çrrënjosur nga sistemet tona kompjuterike. Viruset e kompjuterit shkaktojnë kërcnime të ndryshme në kompjuterët tonë, sa që nuk mund të zhvillojmë detyrat apo punët në formën e duhur; thjeshtë shkaktojnë pengesa në sistemin kompjuterik, ngadalësim të resurseve për të cilat kemi nevojë t`i shfrytëzojm, e gjëra të tilla. Popullariteti i Internetit ka shkaktuar kërcënim edhe më të madh, si ambient ideal i shkruesve të viruseve, i cili u jep hapësirë atyre që të krijojnë viruse dhe të njëjtët t`i shpërndajnë përmes tij gjithandej, të cilët pastaj paraqesin rrezikë për çdonjërin i cili është i kyqur në rrjet, por duke mos menjanuar faktin se viruset e tillë mund të barten edhe përmes mediumeve të tjera fizike. Me poshtë shpjegohet rreth natyrës së viruseve, historisë dhe zhvillimit të tyre, dëmet që shkaktojnë disa lloje të viruseve të kompjuterit, masat parandaluese që duhet ndërmarrë paraprakishtë që të mbrohemi nga kërcnimet e tyre, etj.
Hyrje[redakto | redakto tekstin burimor]
Çfarë janë viruset ?[redakto | redakto tekstin burimor]
Virus është skedë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterëve për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Virusi i parë informatik "Brain"[redakto | redakto tekstin burimor]
Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili sulmonte boot sektorin e disketës dhe të hard diskut. Qëllimi i tij nuk ishte që ti shkatërronte të dhënat por vetëm ,të afishoj një reklame të tyre ! Vetëm pas dy vjetësh lajmërohet antivirusi i parë për ta ç'aktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetëm disa orë për ta gjetur antivirusin.
Me shfaqjen e virusit Melissa merr fundë epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në mënyrë manuela, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur një dokument Word dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në blokun e adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjuter.
Mjerishtë shumë njerëz të cilët kanë probleme ose rreziqe të shpeshta në kompjuterët e tyre nuk e kuptojnë se ata kanë viruse në kompjuterët e tyre, prandaj jetojnë të shqetësuar nga problemet e tilla. Viruset më të zakonshme janë :
Virusët - Virusi është një pjesë e vogël e softuerit e cila transportohet në programe të tjera. P.sh., një virus mund t`i bashkangjitet programeve për menaxhimin e të dhënave. Sa herë që programi vepron, vepron edhe virusi. Ai ka shans të riprodhojë virusa të tjerë (duke ia bashkangjitur programeve) dhe të shkaktojë problem fatale në sistem.
Virusët e e-mail-it - Një virus e-maili udhëton si një shtojcë e ngjitur në e-mail dhe zakonisht replikon veten në mënyrë automatike në e-mail duke ju shperndarë shumë njerëzve të cilët gjenden në listën e personit i cili posedon atë e-mail. Disa viruse nuk kërkojnë që ju të kikoni dyfish mbi ta, por ata aktivizohen kur ju shikoni ndonjë mesazhi në panelin preview të e-mail softuerit tuaj [2].
Kuajt Trojan (Trojan Horses) - Kali i Trojës është thjeshtë një program kompjutrikë. Qëllimi i programit është të dëmtojë sistemin tuaj kompjuterikë, atëherë kur ju e aktivizoni programin e tillë. Kuajt Trojan nuk e replikojnë veten e tyre gjatë infektimit të kompjuterit tuaj [3].
Krimbat (Worms) - Krimbi virusal është pjesë e softuerit, i cili përdorë rrjetet kompjuterike dhe vrimat e sigurisë për të replikuar vetveten. Një kopje e krimbit virusal skanon rrjetin i cili ka një vrimë të veçantë sigurie. Ajo kopjon veten në kompjutërin i cili është infektuar me këtë lloj virusi, duke përdorur vrima sigurie dhe pastaj fillon me replikimin e vetvetes në atë kompjuter [4].
Origjina e virusëve të kompjuterit[redakto | redakto tekstin burimor]
Si lindi virusi i parë[redakto | redakto tekstin burimor]
Në fillim të viteve të 60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojnë një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojn njëri tjetrin.Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu pra u venë bazat e virusit Termin virus i pari e përdor profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të riprodhohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatikë.
Viruset e kompjuterit janë quajtur viruse, sepse ata përmbajnë disa tipare të ngjashme me viruset biologjik. Një virus kompjuteri kalon prej njërit kompjuter në tjetërin sikurse virusi biologjik që kalon prej njërit person tek personi tjetër. Viruset mund të përhapet prej një kompjuteri në kompjuterin tjetër të painfektuar, përmes mediumeve të ndryshme , të tilla si: CD, DVD, USB, etj. Përveq kësaj viruset mund të përhapen në kompjutër edhe përmes fajllave të infektuar nga një sistem i fajllave të rrjetit ose një fajll i sistemit të kompjuterit tjetër, të cilit i qasemi në njëfarë forme. Që nga dalja në skenë e viruseve, sistemi juaj kompjuterik mund të dëmtohet nga këta shkatërrues të rrezikshem, dëmtimet e të cilëve mund të jenë serioze. Edhe pse sulmet e virusëve duken si një koncept relativisht i ri, dobësia e këtyre sulmeve bëhët mjaftë reale, atëherë kur kompjutëret lidhen në rrjetë, ose krijohet lidhja e një kompjuteri me një kompjuter tjetër dhe bëhet zgjerimi i linjës së rrjetit në mes dy kompjuterëve të lidhur në rrjet. Në çdo çast rritet rreziku i sulmeve kur në qendrojmë të lidhur në rrjet, sepse shkaku i gjithë kësaj qëndron në faktin se rrjeti mbulon shumë përdorues dhe media të ndryshme. Historikisht viruset kanë infektuar sisteme të ndryshme operative. Aktualishtë, pre e viruseve janë sistemet e Microsoft Windows-it. Një tjetër dallim të cilin e vërejm mes viruseve të mëparshëm dhe virusëve të tanishëm është ashpërsia e efektit se si ata reagojnë [5]. Para viti 1990, kompjuterët janë prekur nga virus të ndryshëm duke shkaktuar çrregullime të theksuara me sjelljen e tyre nëpër këto sisteme. Sot, jo vetëm se shkaktojnë probleme në sistemet kompjuterike , por gjithashtu përdorën për të vjedhur informata të vlefshme të përdoruesve të kredit kartelave dhe numërave të sigurimeve shoqërore. Ju me siguri e kuptoni pse industria e krijimit të viruseve është shumë e madhe krahasuar me atë që ishte kohë me parë. Gjeneratat e reja të virusëve janë janë shumë të rrezikshme, por edhe fitimprurëse për njerëzit që merren me krijimin e tyre [6].
Historia e virusëve të kompjuterit[redakto | redakto tekstin burimor]
Virusët e kompjuterit janë shfaqur gjerësishtë kah fundi i viti 1980 dhe ata erdhën për shkak të disa faktorëve. Faktori i parë ishte përhapja e kompjuterëve personal. Para vitit 1980, kompjuterët desktop thuajse ishin jo-ekzistent ose ata ishin në atë formë të dukur si “lodër”. Kompjutera të vërtet kishtë rrallë dhe ata, ekspertet i mbanin larg njerëzve. Gjatë vitit 1980, kompjuterët real filluan të përdorën në biznese dhe shtëpi për shkak të popullaritetit të IBM PC (krijuar më 1982) dhe Macintosh Apple (krijuar më 1984). Pastaj kompjuterët filluan të përhapen edhe në universitete. Faktori i dytë ishtë përdorimi i kompjuterëve si tabela të shpalljeve (bulletin board). Njerëzit mund të lidheshin dial up në një bord buletini me një modem dhe shkarkonin programe të të gjitha llojeve. Lojërat ishin jashtëzakonishtë të popullarizuara dhe procesorët e tekstit ishin mjaftë të thjeshtë. Bordet e buletinit quan deri te shënjat paralajmëruese të virusit të quajtur kali i Trojës (Trojan Horse). Kali Trojan është program me emër “cool-sounding” dhe përshkrim. Kështu që përmës bordeve të buletinit ata e shkarkonin atë. Kur ata aktivizonin (ekzekutonin) programin, virusi Trojan fshinte diskun e tyre. E njëjta ndodh edhe me viruset e sotëm të ashuquajtur kali Trojan. Kur ju mendoni se jeni duke marrur ndonjë lojë interesante, e në anën tjetër ndodh e kundërta loja e shkarkuar pas ekzekutimit të saj në prapavi përmban virus, i cili fshin sistemin tuaj kompjuterikë. Kuajt Trojan godasin një numër të vogël të njerëzve. Arsyea qëndron në faktin se ata janë zbuluar shumë shpejtë. Programet e infektuara me llojin e njëjtë janë fshirë dhe janë lajmëruar njerëzit për rrezikun që paraqet ky virus në kompjuterët e tyre. Faktori tretë që qoi deri te krijimi i viruseve ishte disketa. Në vitin 1980 e tutje, programet ishin të vogla, prandaj programet e tilla ju mund t`i futeni në disketë. Shumë kompjuter nuk kishin hard disk, kështu që kur ju aktivizoni sistemin operativ në kompjuterin tuaj ai merrte sistemin operativ dhe çdo gjë tjetër prej disketës (floppy disk). Autorët e virusëve shfrytëzuan këtë për të krijuar programe të cilat replikonin vetën. Virusët e mëparshëm ishin pjesë e kodit e ngjitur për një program, të tilla si lojëra ose një përpunues i popullarizuar teksti. Virusi duket si një pjesë e kodit e ngjitur për një pjesë të madhe të kodit (program), i cili është legjitim. Kur përdoruesi aktivizon programin legjitim, virusi fut veten e tij në memorie dhe shikon rreth e rrotull në qoftëse ka ndonjë program tjetër në disk që ta infektojë edhe atë. Në qoftë se gjeni një virus të tillë do të vërëni se ai modifikon programin duke i shtuar programit kode të viruseve. Pastaj virusi nis program si të ishte “program real”. Përdoruesi me siguri nuk e kupton lojën që bën virusi me programin e tij, kështu që në të njëjtën kohë ai kur aktivizon programin aktivizon edhe virusin. Herën tjetër përdoruesi kur aktivizon programin infekton edhe programe të tjera dhe cikli i infektimit sa vjen e rritet, pastaj përhapja e virusit bëhet shumë lehtë. Nëse programin e infektuar me virus do t`ia jepni ndonjë personi tjetër përmes ndonjë medium, qoftë USB ose pajisje tjetër, ai do të përhapet edhe në kompjuterin e personit të dytë dhe bartja e tillë është njëra nga format se si përhapet virusi. Pjesa më e rrezikshme është faza e infektimit me virus. Shumica e virusëve kanë fazën destruktive të sulmit, fazë në të cilën ata bëjnë dëme të shumta. Disa lloje të shkaktareve e aktivizojnë fazën e sulmit dhe virusi do të na shfaq një mesazh të “çmendur” në ekran duke fshirë të gjitha të dhënat në kompjuterë. Shkaktar mund të jetë një datë specifike, qëndrueshmëria e virusit, se sa herë e ka replikuar vetën ose diçka e ngjashme [7].
Llojet e virusëve të kompjuterit[redakto | redakto tekstin burimor]
Virusi i kompjuterit është një lloj i softuerit me qëllim të keq i shkruar qëllimisht për të hyrë në kompjuter pa lejen dhe dijen e përdoruesit, i cili ka aftësi të replikojë veten duke u përhapur gjithandej, brenda sistemit kompjuterik.
Llojet më të zakonshme të virusëve janë :
• Virusët rezidente (të përherëshme) (Resident Viruses): Ky lloj i virusit është virus i përherëshëm, i cili qëndron në RAM memorie. Nga aty pastaj ndërpren të gjitha operacionet e ekzekutuara nga sistemi: dëmton fajllat dhe programet, të cilat janë të hapura, të mbyllura, i kopjon ato, i riemron, etj. Lloje të këtyre viruseve janë: Randex, CMJ, Meve dhe MrKlunky [8].
• Virusët me veprim të drejtëpërdrejtë (Direct Action Viruses): Qëllimi i këtij virusi është të replikoj vetën dhe të veproj, atëherë kur ai është ekzekutuar. Kur plotësohet një kusht specifik, virusi i llojit në fjalë vepron dhe infekton fajllat të cilët gjenden në direktorium ose në folderin përkatës, po ashtu infekton edhe fajllat të cilët ndodhen në direktoriumet që janë specifikuar si AUTOEXEC.BAT në shtegun e fajllave. Kjo skedë gjithmonë ndodhet në direktoriumin rrënjë (root directory) të hard diskut dhe kryen operacione të caktuara kur kompjuteri është i ndezur (booted) [9].
• Virusët shkatërrues - prishës (Overwrite Viruses): Virusi i këtij lloji është emruar me këtë epitet nga fakti se ai fshin informacionet e përfshira në dosje, duke i bërë ato pjesërishtë ose tërësishtë të padobishme, pasi t`i infektoj ato. E vetmja mënyrë për të pastruar një skedar të infektuar nga virusët është të fshini skedarin plotësishtë, duke humbur kështu përmbajtjen origjinale të tij. Disa nga shembujt e këtij virusi janë: Way, Trj.Reeboot, Trivial.88.D [10].
• Virusët e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (Boot Viruses): Ky lloj i virusit ndikon në sektorin e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (boot), në një fllop disk (floppy disk) ose hard disk. Boot është pjesë thelbësore e një disku, i cili është ruajtur sëbashku me një program dhe bën të mundur që kompjuteri të fillojë (boot) nga disku. Mënyra më e mirë për të shmangur virusët e operacioneve fillestare (boot viruses) është të sigurohesh së fllop disku apo hard disku është i mbrojtur dhe kompjuteri juaj kurrë nuk fillon punën e tij nga ndonjë disk i panjohur. Shembuj të virusëve të tillë janë: Polyboot.B, AntiEXE [8].
• Makro virusët: Janë viruse të cilat infektojnë fajllat që janë krijuar nga aplikacione ose programe të caktuara të cilat përmbajnë makro. Këto mini-programe kanë aftësi të rradhitjes automatike të operacioneve, kështu që ato kryejn veprime të veçanta, prandaj i mënjanojnë përoruesit nga detyra e kryerjes së këtyre operacioneve një nga një. Shembuj të virusëve makro janë: Relax, Melissa.A, Bablas, aO97M/Y2K [8].
• Virusët e direktoriumit (Directory Viruses): Virusët e tillë ndryshojnë shtigjet apo rrugët të cilat tregojnë vendndodhjen (lokacionin) e një skedari (fajlli). Duke ekzekurtuar një program (skedar me prapashtesën .exe ose .com), i cili është infektuar nga një virus i tipit të tillë, ju nuk jeni në dijeni se aty është duke vepruar një virus, ndërsa virusi i cili ka vepruar ka lëvizur skedarin original dhe programin përkatës. Njëherazi infektimi i tij e bën të pamundur lokalizimin e fajllit original [11].
• Virusët polimorfik (Polymorphic Viruses): Virusët polimorfik enkriptojnë ose kodojnë vetën në mënyra të ndryshme (duke përorur algoritme të ndryshme dhe çelësa enkriptues) në çdo kohë që ata infektojnë sistemin. Kjo e bën të pamundur detektimin e tyre nga antivirusët, për t`i gjetur ata duke përorur stringje për kërkimin e nënshkrime (signature) (sepse ata janë të ndryshëm në secilin enkriptim) dhe gjithashtu kjo u mundëson atyre të krijojn një numër të madh të kopjeve të vetvetës në sistemin kompjuterik. Shembuj të këtyre viruseve janë paraqitur si në vazhdim: Elkern, Marburg, Satan Bug dhe Tuareg [8].
• Infektuesit e fajllave (File Infectors): Ky lloj virusi infekton programet ose fajllat e ekzekutuar (fajllat me prapashtësën .exe ose .com). Kur njëra nga këto programe me prapashtesat e përmendura më lartë është duke vepruar në mënyrë direkte ose indirekte, virusi aktivizohet, duke prodhuar efekte dëmtuese në këto programe. Shumica e virusëve ekzistuese i përket kësaj kategorie dhe klasifikohen në bazë të efekteve të tyre [12].
• Virusët “shoqëruese” (Companion Viruses): Konsiderohen të gjithë fajllat e infektuar me viruse rezidente ose viruse me veprim të drejtëpërdrejtë. Këto viruse janë quajtur viruse “shoqëruese” nga fakti se sapo të arrijnë në sistem ato “shoqërojnë” fajllat tjerë që tanimë janë ekzistent. Me fjalë të tjera, në mënyrë që të kryejn rutinat e tyre të infektimit, virusët “shoqëruese” presin në memorie derisa të veprojë një program (virusët e menjëherëshme) ose veprojnë direkt duke krijuar kopje të vetvetës (virusët me veprime të drejtëpërdrejta). Disa shembuj të virusëve “shoqëruese” janë dhënë si në vazhdim: Stator, Asimov.1539 dhe Terrax.1069 [8].
• Krimbat virusal (Worms): Krimbi virusal është program kompjuterik, i cili ka aftësi për të kopjuar vetën nga njëra makinë në makinën tjetër. Për tu replikuar, krimbat përdorin kohën e kompjuterit dhe banduithin e rrjetit. Shpesh krijojnë payload –e të cilat bëjnë dëme të konsiderueshme. Shembuj të krimbave virusal janë: PSWBugbear. B, Lovgate. F, Trile. C, Sobig. D, Mapson dhe Code Red [4].
• Trojanët ose kuajt Trojan (Trojans or Trojan horses): Një tjetër lloj i virusëve shkatërruese dhe të dëmshme janë Trojanët ose kuajt Trojanë, të cilët ndryshojnë nga virusët tjerë dhe nuk e replikojnë vetën. Ngjajnë pothuajse tërësishtë me krimbat virusal [4].
• Bombat logjike (Logic Bombs): Këto nuk konsiderohen si viruse, sepse nuk e replikojnë vetveten. Këto nuk janë as programe, nëse e themi realisht, por më shumë kryejn rolin e levizjës së më tepër segmenteve të programeve. Objektivi i tyre është të shkatërrojë të dhënat në kompjuter në kushte të caktuara. Bombat logjike aktivizohen pa u vënë re nga shfrytëzuesi dhe rezultatet e tyre janë shkatërruese [8].
Kush i shkruan virusët e kompjuterit ?[redakto | redakto tekstin burimor]
Autorët e virusëve janë zakonishtë meshkuj 14-24(26) vjeç, të cilët kalojnë kohë të gjatë në kompjuterët e tyre. Disa prej tyre duan të provojnë se a janë programues të mirë. Të tjerët duan të tregojnë se ata kanë fuqi për të shkatuar probleme të shumëta. Por, shumica e virusëve kanë qëllime shkatërruese. Shumë nga verzionet e vjetra të programeve virusale janë “ripërtrirë” (re-hashed), nga shkaku se kërkojnë më pak punë për tu riprodhuar [13].
Antivirusi dhe masat tjera parandaluese[redakto | redakto tekstin burimor]
Shumica e përdoruesve instalojnë antivirusin që të detektojnë dhe eleminojnë virusët. Ekzistojnë dy metoda, të cilat i përdorë një aplikacion antivirusi për të zbuluar virusët. E para, kjo metodë antivirusi përdorët për të detektuar virusët duke përdorur listën e definicioneve të nënshkrimeve të virusit (virus signature definition). Kjo punon duke kontrolluar përmbajtjen e memoriës së kompjuterit, fajllat e ruajtur në disqe të fiksuara ose levizëse (fixed or removable drives) (hard disqe, flopi disqe) dhe duke krahasuar ato fajlla me një bazë të dhënash të “nënshkrimeve” të virusit. Mangësia e kësaj metode të zbulimit është se përdoruesit janë të mbrojtur nga virusët vetëm atëherë kur antivirusi azhurnohet me të dhënat e fundit të definicioneve të nënshkrimeve të virusit. Metoda e dytë përdorë algoritme deduktive (udhëheqëse) (heuristic algorithms) për të zbuluar virusët. Kjo metodë ka aftësi për të zbuluar virusët përmes nënshkrimeve të cilat janë krijuar nga firma e antivirusit. Disa antiviruse janë në gjendje të skanojnë fajllat e hapur, po ashtu edhe fajllat dhe e-mailat të cilët i dërgojmë përmes Internetit. Kjo mënyrë është quajtur si “skanim në qasje (on-access scanning)”. Përdoruesit duhet t`i azhurnojnë rregullisht antivirusët e tyre për të rregulluar “vrimat” e sigurisë. Me azhurnimin e përditshëm të antivirusëve parandaloni kërcnimet, të cilat u kanosën në sistemit tuaj kompjutërik [14].
Si të menjanojmë virusin infektues?[redakto | redakto tekstin burimor]
Çfarë duhet bërë[redakto | redakto tekstin burimor]
- Një virus kompjuteri nuk është i rrezikshëm deri atëherë kur ne nuk e hapim e-mailin e infketuar.
- Fshini çdo e-mail, i cili mendoni se është i infektuar dhe pastaj boshatiseni folderin e mbeturinave (shportën recikluese).
- Lexoni paraprakisht emrin e e-mailit. Kontolloni nëse përmbajtja e mesazhit ka kuptim para se të hapeni ndonjë skedar të futur në e-mail.
- Kujdes nga mashtrimet! Ka shume e-maile paralajmëruese me shkresën “virusi me deduktiv që keni parë ndonjëherë”, por shpesh këto viruse nuk ekzistojnë.
- Dërgoni e-mail kompanisë së antivirusit, nëse mendoni se kompjuteri juaj është infektuar me një lloj virusi që deri me tani nuk keni dëgjuar për të. Ata do t`ju tregojnë a është virus apo jo.
- Bëni backup gjërat me rëndësi në kompjuterin tuaj, që të jeni më të sigurt.
- Në qoftë se merrni një virus në kompjuterin tuaj, është e nevojshme të skanoni kompjuterin, për të shpëtuar nga infektimi i tij [14].
Çfarë nuk duhet bërë[redakto | redakto tekstin burimor]
- Mos hap ataqmentin (fajllin e bashkangjitur) në e-mail, nëse nuk jeni i sigurt se është plotësishtë i painfektuar me virus, edhe në qoftë se keni në kompjuterin tuaj antivirus.
- Mos dërgo ndonjë ataqment mikut tuaj, nëse nuk jeni i sigurt se fajlli përkatës është tërësishtë i pastër.
- Mos dërgo e-mail me “virus të ri” pa e kontrolluar atë.
- Mos dërgo e-maile me qëllime shkatërruese.
- Mos dërgoni e-mail i cili përmban virus, tek personat tjerë e sidomos tek kompania e antivirusit. Sistemi i mesazheve të kësaj kompanie ka mekanizma filtrues, që në njëfarë mënyre do ta fshijë atë.
- Mos zëvëndësoni backup-in e krijuar, nëse mendoni se ai në vete posedon virus.
- Mos u bazoni vetëm në antivirus, që ai të kujdeset tërësishtë për kompjuterin tuaj! Ju duhet mbajtur sytë hapur në rast se paraqitet ndonjë virus shkatërrues [14].
Përfundimi[redakto | redakto tekstin burimor]
Virusi i kompjuterit shkakton dobësi dhe kaos në industrin e kompjuterëve dhe se efekti i tij është mjaftë shkatërrues. Për këtë arsye, në shumicën e shteteve të botës është ndaluar me ligj krijimi i virusëve me qëllim shkatërrues. Virusët janë rreth e rrotull planetit, që nga zbulimi i tyre, disa dekada me parë dhe do të mbetën njëri nga kërcnimet me efekt të brisht për programet softuerike. Duke ndërmarrur masat e duhura dhe procedurat parandaluese, individi mund të kujdeset ndaj dëmëve që shaktojnë virusët. Virusët janë duke kryer veprime ilegale në sisteme të ndryshme kompjuterike, por nëse përdorën masat adekuate-parandaluese, efekti i tyre do të mënjanohet plotësishtë dhe sistemet tona kompjuterike do te jenë më të sigurta.
Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]
- [1] http://www.windowsecurity.com/whitepapers/Introduction_to_Computer_Viruses_.html
- [2] http://computer.howstuffworks.com/virus4.htm
- [3] http://antivirus.about.com/b/2006/05/31/whats-a-trojan-horse-virus.htm
- [4] http://surfthenetsafely.com/surfsafely1.htm
- [5] http://computer.howstuffworks.com/virus1.htm
- [6] http://best-anti-virus-review.gorungoreviews.com/Anti-Virus-Software/article_blog-virus-origin.asp
- [7] http://www.virus-scan-software.com/virus-scan-help/answers/the-history-of-computer viruses.shtml
- [8] http://www.isoftwarereviews.com/types-of-computer-viruses/
- [9] http://www.spamlaws.com/direct-action-virus.html
- [10] http://www.spamlaws.com/overwriting-virus.html
- [11] http://www.spamlaws.com/directory-viruses.html
- [12] http://www.spamlaws.com/file-infectors.html
- [13] http://searchsecurity.techtarget.com/tip/Who-writes-viruses
- [14] http://multimediaforensics.com/2010/02/24/computer-viruses-and-preventive-measures/
0 comments:
Post a Comment