Blogger templates


counter

Tuesday, July 1, 2014

Cka është ROOT


Cka është ROOT-imi dhe veqoritë e tij.


Kohëve të fundit jashtëzakonisht në fanpage-s tonë në Facebook kërkohet të dihet më shumë rreth termit ROOT, jo se i intereson fansave fjala Root mirëpo dëshirojnë të dinë se për çfarë shërben dhe pse ata që kanë Root Androidin janë më të privilegjuar? Ja është momenti që të sqarojmë më gjerësisht fjalën ROOT. 
Kur ju bëni Root Androidin tuaj ju jeni një përdorues që sigurisht keni privilegje më të mëdha se një përdorues i thjeshtë! PSE? Android Rooting ju lejon juve që të përdorni në tërësi të gjitha funksionet d.m.th. ju keni qasje edhe në bërthamën e pajisjes suaj.
ROOT shpesh bëhet me qëllim të tejkalimit të kufizimeve nga prodhuesi i smartfonit, kufizime këto që vihen me qëllim të përfitimit apo mbajtjes nën kontrollë të klientëve që të mos sjellin probleme me pajisjen.  Android ROOT sigurisht që ngjason shumë me Jailbreaking e pajisjeve nga Apple. Sapo ta keni bërë ROOT pajisjen tuaj ju mund të ndryshoni komplet sistemin tuaj operativ, duke bërë kështu më pak monotone dukjen e brendshme të telefonit tuaj, sigurisht që ndryshimet kaq thelbësore (ndryshimet e OS) mund të sjellin nevojë shtesë që kur ta kyqni pajisjen tuaj në PC, të kërkohen driverë shtesë.
Rooting ju mundëson të gjithë atyre përdoruesve që e kanë të instaluar dhe që e aplikojnë këtë metodë komanda të privilegjuara që zakonisht  monitorohen nga një program që instalohet pasi që të aplikoni Root që ndryshe quhet SuperUS, pra çdo aplikacion që dëshironi të ekzekutoni duhet ti jepni autorizim nga SuperUS.
Kërkesa për të bërë ROOT: së pari duhet të keni të zhbllokuar/crackuar bootloaderin pasi që Bootloader nuk ju mundëson që të startoni një sistem që nuk është i dedikuar posaçërisht për atë pajisje.
Rreziku nga ROOT: Egzistojnë disa rreziqe kur ju do të provoni ta aplikoni ROOT-imin në pajisjen tuaj, ato janë: Mos startimi i sistemit operativ, ristartimi i kohë pas kohshëm, bllokim apo aktivizim i pa nevojshëm i senzoreve, ç’akordimin i dritave sinjalizuese, probleme me drejtpeshimin të senzorëve, fshirje e disa shënime kohë pas kohe etj.
Cilat pajisje nuk kanë nevojë për ROOT: ja ku jemi tek modelet NEXUS, siç e dini edhe ju smartphonët me Android Nexus marrin automatikisht çdo update më të ri që del, pasi që ata janë nën domainin e Google dhe janë plotësisht me Bootloader të hapur dhe lehtë mund te modifikohet çdo pjesë e bute e tij.
E pra juve ju mbetet të vendosni se a dëshironi ROOT apo jo?
Nëse jeni i interesuar që të bëni ROOT pajisjen tuaj! Ju lutem lëni të dhënat e smartfonit tuaj në komente dheAndroidSHQIP shumë shpejtë do ju tregon udhëzues se si të bëni ROOT pajisen tuaj. /AndroidSHQIP/
root-android-apps android shqip

0 comments:

Post a Comment